Policia: Dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, 68-vjeçari ka vrarë me armën e gjahut nipin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se xhaxhai 68-vjeçar Vlash Jakaj ka vrarë nipin e tij B.J 10-vjeçar aksidentalisht me çifte duke i shkaktuar vdekjen të miturit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, rreth orës 21:55 në fshatin Samrisht të Shkodrës.

Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se dyshohet që 68-vjeçari e ka kryer aktin aksidentalisht teksa ka qenë duke pastruar çiften.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë Vlash Jakaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al