Apple ka zbuluar se në përditësimin e radhës të sistemit operativ iOS do ketë dizajne të reja Memoji dhe emoji, që përfshijnë ndër të tjera edhe maskat.

Me rastin e Ditës Botërore të Emoji, drejtuesi i Apple, Tim Cook zbuloi një animim të shkurtër të Memoji-ve të rinj për iOS 14, që do të dalë në Shtator.

Avatarët Memoji i japin mundësinë përdoruesit që të krijojë versione të animuara të vetes tek aplikacioni i mesazheve të Apple.

Në mesin e opsioneve të reja të Memoji, janë 11 modele të reja flokësh dhe 19 lloje të ndryshme aksesorësh për kokën. Apple zbuloi gjithashtu dy fytyra të reja me maska./tvklan.al