Shuperka: Ligji i ri nuk e mbron shëndetin publik

5 ditë që nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor nuk është vendosur asnjë masë administrative. Por ajo që shqetëson ekspertët, është futja e cigares elektrike si pjesë e ndryshimeve ligjore, duke ndaluar konsumimin e saj në ambiente të mbyllura, ndryshe nga sa ndodh në disa vende të Bashkimit Europian.

Roland Shuperka, ekspert për politikat e alkoolit dhe duhanit: Cigaret elektronike janë 95 % me pak të dëmshme, pasi cigaret tradicionale kanë katran, monoksid karboni dhe nikotinë. Cigaret elektronike kanë vetëm nikotinë. Konsumojmë duhan nga nikotina që na mban të varur, por vdesin njerëzit nga katrani. Ligji nuk e mbron shëndetin publik.

Në Britaninë e Madhe apo Itali cigarja elektrike lejohet në vende publike, ku duhani është i ndaluar. Në vetëm 4 vjet përdorimi i cigares elektronike në Itali ka shënuar në rritje të jashtëzakonshme, veçanërisht tek të rinjtë. 1 në 5 adoleshentë italianë konsumojnë duhan dhe 18% e tyre konsumojnë cigaren elektrike, si një mënyrë për të shmangur dëmin nga konsumimi i duhanit tradicional.

Tv Klan