Klan respekton vendimin e Prokurorisë së Tiranës

Grupi i hakerave, “Home Land Justice” që ka marrë përsipër sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë publikoi sot disa informacione top secret për disa nga ngjarjet e rënda kriminale në vendin tonë që gjendeshin në emailet e ish-Drejtorit të përgjithshëm të Policisë.

Menjëherë pas kësaj, Prokuroria e Tiranës ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik në mediat audiovizive, të shkruara, online dhe rrjetet sociale.

Në respektim të këtij vendimi edhe Televizioni Klan vendosi që të ndalojë publikimin e të dhënat të këtyre materialeve sekrete, ndonëse i disponon ato.

Tv Klan