Prokuroria e Posaçme lëshoi këtë të mërkurë 11 urdhërarreste për inceneratorin e Fierit. Deri më tani, në pranga kanë rënë 5 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, prej të cilëve 5 konfirmohen se ndodhen jashtë territorit shqiptar.

Në mesin e të arrestuarve, Klan News mëson se është edhe biznesmeni Arben Dervishaj. Po sipas Klan News ai dyshohet se ka ofruar konsulencë dhe ka përfituar një shumë prej 750 mijë dollarë. Urdhërarrest po ashtu është lëshuar për drejtorin e inceneratorit, Luan Dusha dhe administratoren Arjola Kodra.

Të arrestuar:

Arben Dervishaj

Regan Merdani

Ribert Shabani

Enver Sheshi

Gentian Zifla

Në kërkim

Silvester Dreza

Arjola Kodra

Arber Denizi

Juri Ymeraj

Luran Dusha

Giussepe Ciaffaglione

Operacioni i autoriteteve vijon, ndërsa një informacion më të detajuar pritet që të kemi në vijim.

/tvklan.al