Klani Kardashian e ka kthyer në profesion tërheqjen e vëmendjes, veçanërisht kur bëhet fjalë për të festuar.  Por kësaj here ideja e tyre për tu veshur i engjëjt e “Viktoria Secret” i kaloi pritshmërinë.

Kim, Kylie, Khloe, Kendall dhe  Kourtney e shndërruan Halloweenin në festën më të nxehtë të vitit. Krahët e engjëjve dhe veshjet intime të bardha nxorën në pah format e tyre të kolme.

E vetmja që bën pjesë zyrtarisht në industrinë e modës është Kendall, që do të marrë pjesë edhe në show-n e 2018 të “Victoria Secret”, por ajo që u komentua më shumti, si gjithmonë, ishte Kim.

Fansat e përgëzuan për format e saj, pas së cilave 38-vjeçarja thotë se qëndron një dietë e ekulibruar dhe shumë sport.

Tv Klan