Eni Çobani feston këtë të shtunë ditëlindjen. Avokatja dhe juristja e njohur, njëkohësisht edhe drejtuese e rubrikës “Shihemi në Gjyq”, tek “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka marrë mjaft urime në këtë ditë të veçantë.

Vetë Zonja Eni ka ndarë disa prej tyre në Instagram. E mes këtyre urimeve nuk mund të mungonte ai i bashkëshortit të saj, Avenir Shehu.

Urim nuk mungoi as nga miku dhe bashkëpunëtori i saj prej kaq shumë vitesh, Ardit Gjebrea.

“Gëzuar ditëlindjen mike e dashur dhe vetëm bekime për ty” , shkruan Gjebrea teksa ka postuar një foto me të. Ndërsa juristja i ka falenderuar të gjithë me një postim ku shkruan “Faleminderit të gjithëve, ju dua shumë”./tvklan.al