Episodi i tretë i spektaklit të humorit “BE Coffee”.  I ftuar special në studio ishte ish futbollisti i Kombëtares, Lorik Cana.

Erion Isai:

Ka disa persona që pavarësisht se lenë punën, profesionin dhe shkojnë diku tjetër, ngelen për njerëzit në të njëjtin pozicion. Për ne dhe gjithë shqiptarët ti je kapiteni i Kombëtares. Ka një arsye?

Lorik Cana:

Njerëzit akoma nuk janë mërzitur me mua dhe më duan akoma.

I pyetur për nismën më të re që ka marrë Loriku tha:

Kam hapur një fondacion të ri për zhvillimin e sportit sidomos tek fëmijët. Po mundohemi me kriju disa ambiente. Brenda këtij viti do jemi dhe në dy qyteti si Shkodra dhe Lezha. Vitin tjetër shpresojmë të shkojmë tek jugu i Shqipërisë. Gjithashtu po përgatitemi edhe për disa qytet në Kosovë.

Erion Isai: A ke bërë ndonjë gjë që je penduar?

Lorik Cana: Patjetër që ka disa gjëra që jam penduar por nuk më ka dalë keq…

/tvklan.al