Këngëtari i njohur Ermal Meta, i cili na bëri të gjithëve të ndihemi krenar në vitin 2018 kur së bashku me Fabrizio Moro, me këngën “Non mi avete fatto niente” fituan Festivalin e  Sanremos së fundmi ka treguar edhe një talent tjetër të tijin, ai ka botuar një libër.

 “Nesër e përgjithmonë” është titulli i librit të Ermal Metës, këngëtarit që tashmë është bërë edhe shkrimtar. Për të folur për herë të parë për këtë libër ai ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka rrëfyer emocionet e tij për këtë libër. Mes të tjerave ai ka treguar se kur historia e Kajanit (personazh në libër) po shkonte drejt fundit, ndjeu se do i mungonte dhe se nuk donte ta mbaronte romanin.

Rudina Magjistari: Pjesa e fundit, 100 fletët e fundit të romanit janë një mrekulli tjetër që e përmbyllin këtë roman dhe që ka kulminacione njëra pas tjetrës, që ti thua përfundon këtu, por nuk mbaron. Duket sikur  të tërheq me zor emocionet dhe lotët bashkë. Është një libër që do mallëngjeheni!

Ermal Meta: Ato 100 faqet e fundit kanë qenë më të vështira, se sikur nuk doja ta mbaroja dhe kur shkruajta fjalën e fundit, për të paktën një javë, 10 ditë, kam pasur një si tip boshllëku, një ndjenjë…ishte boshllëk, kjo është fjala më e mirë, më mungonte Kajani, fakti që nuk duhet të mendoja më për të, për jetën e tij, për rrugëtimin e tij.  Aty kuptova se kisha shkruar diçka që mua më pëlqente shumë, por nuk e dija si do e priste publiku./tvklan.al