Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar të zhvilluar këtë të premte, më 10 mars, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se janë miratuar “4 akte, 2 prej tyre lidhen me Forcat e Armatosura”.

Gjatë fjalës së tij, Nuhu tha se është për t’u veçuar fakti që dy vendimet “janë domethënëse”, sepse sipas tij “për herë të parë” po krijohet mundësia për prodhimin e produkteve lundruese në vend.

 Për autorizimin e kompanisë KAYO për të negociuar për të lidhur marrëveshje me 2 kompani për për prodhimin e mjeteve lundruese dhe dronët.

“2 VKM janë për autorizimin e shoqërisë KAYO për të negociuar për të lidhur marrëveshje me dy kompani, së pari për prodhimin e mjeteve lundruese dhe dronët. Është për t’u veçuar fakti që këto dy vendime të Këshillit të Ministrave janë domethënëse, është hera e parë që krijohet substrati për prodhimin e mjeteve lundruese në Republikën e Shqipërisë.”, shpjegoi ministri.

Sipas tij, me këtë autorizim që jep Këshilli i Ministrave jemi afër të finalizimit të marrëveshjeve që do të jenë “nxitje jo vetëm për industrinë ushtarake, por edhe nxitje për punësimin”.

Gjatë kësaj konference, ministri u pyet nëse Shqipëria do t’i jepte leje SHBA-ve të përdorte bazën e Kuçovës sa i takon luftës me Iranin.

“Mbetet për t’u vlerësuar në momentin që një kërkesë e tillë do të vijë zyrtarisht nga pala amerikane. Baza e Kuçovës është bazë e NATO-s dhe besoj e gjithë vendimmarrja që lidhet me këtë pyetje, lidhet edhe me angazhimin tonë në këtë aleancë.”, u përgjigj ai.

Ministri i Mbrojtjes u pyet nëse kjo qeveri do të miratojë statusin për ish-ushtarakët dhe Forcat e Armatosura.

“Partia Socialiste është një parti e cila historikisht i ka përkrahur ushtarakët dhe besoj është fakt i njohur botërisht që ushtarakët kanë qenë një nga komunitetët mbështetës të PS-së. PS kur e ka dhënë atë premtim nuk e ka dhënë thjesht për fushatë. Statusi ushtarak po punohet dhe është ndër aktet që ministria e Mbrojtjes ka aktualisht në dorë dhe po e shqyrton. Ky status vjen me implikime financiare, do një rakordim dhe pjekje të kushteve të nevojshme.”, u përgjigj Nufi duke u zotuar se edhe kjo do të realizohet së shpejti.

/tvklan.al