Këngëtari i muzikës popullore Ervis Behari, ishte konkurrenti tjetër në sfidën e Part Time të kësaj të shtune në Tv Klan. Në rolin e recepsionistit, ai u përball me disa pyetje nga moderatorja e këtij emisioni, Rudina Dembacaj. I pyetur se me cilin nga artistët do të donte të bashkëpunonte, ai tregoi se në fakt e kishte një të tillë gati shumë shpejt. Madje ai zbuloi edhe për cilën bëhet fjalë…

Rudina Dembacaj: Me kë do të doje bashkëpunim?

Ervis Behari: Unë do të kem një bashkëpunim shumë shpejt.

Rudina Dembacaj: Me kë?

Ervis Behari: Nuk do ta them.

Rudina Dembacaj: Pse?

Ervis Behari: Po si të gjithë, do ta lëmë surprizë…

Rudina Dembacaj: Kush është kjo?

Ervis Behari: Eli Fara.

Rudina Dembacaj: Më mirë mos ia thuaj njeriu.

Ervis Behari: As ti mos e bëj bisedë me njeri…/tvklan.al