“E vështirë ta mbështesim, pasojat janë të vetëkuptueshme”
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se Uashingtoni është i shqetësuara për faktin se qeveria e Kosovës nuk po i trajton si partner dhe nuk po punon për sigurinë rajonale.
“Ne jemi të shqetësuar për faktin se qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner. Ata nuk po konsultohen me ne. Ata nuk po punojnë me ne për sigurinë rajonale. Dhe më e rëndësishmja, ata po bëjnë gjëra që duket se po e dëmtojnë dialogun në të cilin Shtetet e Bashkuara janë angazhuar plotësisht”.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, Escobar thotë në këtë situatë pasojat janë të vetëkuptueshme.
“Kjo na e bën shumë të vështirë që të jemi në gjendje të mbështesim Kosovën për shumë gjëra, duke përfshirë NATO-n, kandidaturën për Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe një sërë organizatash tjera. Kështu që nuk është se duhet të vendosim çfarë lloj pasojash. Pasojat janë të vetëkuptueshme”.
Escobar është kritik edhe me Beogradin për çështjen e sulmit në Banjskë.
“Ka disa gjëra që Serbia ka premtuar se do t’i bëjë dhe që nuk i ka bërë, duke përfshirë mbajtjen përgjegjës të njerëzve që ishin bashkëpunëtorë në sulmin në Banjskë më 24 Shtator”.
Escobar tha se ndikimi i Rusisë në Serbi është ende mjaft i fortë dhe ka mjaft politikanë edhe brenda qeverisë që janë në krah të Moskës.
Tv Klan