Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Flake Zjarri

Ndezi zjarr në fshatin Bago, arrestohet 62-vjeçari

Ndezi zjarr në fshatin Bago, arrestohet 62-vjeçari

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Kavajë: -arrestoi shtetasin B. K., 62 vjeç, banues në fshatin Bago, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në...

Gusht 15, 2024
Ndezi zjarr për të djegur mbetjet, vdes 75-vjeçari

Ndezi zjarr për të djegur mbetjet, vdes 75-vjeçari

Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi. I moshuari me iniciale R. H. kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore në Sukth. Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe 75-vjeçari në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe...

Gusht 10, 2024
Situatë alarmante nga zjarri në Shëngjin, evakuohen banorë e pushues

Situatë alarmante nga zjarri në Shëngjin, evakuohen banorë e pushues

Prej së henës, zjarri në Shëngjin ka avancuar drejt zonës së Ranës Hedhur, në afërsi të banesave. Forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e policisë evakuuan menjëherë banorët pranë banesave dhe pushuesit që ishin në resortet pranë Ranës së Hedhur. Vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, cilësohet jashtë kontrollit, përhapja e flakëve është favorizuar dhe nga...

Korrik 30, 2024
Katastrofë mjedisore në Vlorë, tymi i plehrave pushton qytetin/ Dështim i ministrive të Turizmit dhe Financave

Katastrofë mjedisore në Vlorë, tymi i plehrave pushton qytetin/ Dështim i ministrive të Turizmit dhe Financave

Skandal me mbetjet urbane në Vlorë. Vendgrumbullimi i plehrave ka shpërthyer në flakë mëngjesin e të premtes dhe tymi ka mbuluar të gjithë qytetin bregdetar, ku aktualisht pushojnë mijëra turistë, shqiptarë e të huaj. Siç e shihni në këto pamje, shtëllungat e tymit janë përhapur mbi qytet dhe në plazhet e Vlorës, ku pushuesit janë...

Korrik 26, 2024
Digjet një banesë në Lazarat (Pamje nga vendngjarja)

Digjet një banesë në Lazarat (Pamje nga vendngjarja)

Një banesë në fshatin Lazarat është përfshirë nga flakët e zjarrit. Mësohet se zjarri është shuar në kohë duke mos rrezikuar banesat e tjera përreth. Sipas informacioneve paraprake, banesa ka qenë e pabanuar. Akoma nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa detaje të tjera priten në vazhdim./tvklan.al

Korrik 22, 2024
Zjarri në një qendër tregtare në Kinë u merr jetën 16 personave

Zjarri në një qendër tregtare në Kinë u merr jetën 16 personave

16 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një qendër tregtare në Kinën jugperëndimore ditën e djeshme. Ndërkohë, nga zjarri janë shpëtuar 30 persona pasi rreth 300 punonjës të urgjencës dhe dhjetëra automjete të zjarrfikësve u dërguan në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve paraprake, zjarri është shkaktuar si pasojë e...

Korrik 18, 2024
Magazinat e mbushura me bazë ushqimore përfshihen nga flakët në Fushë-Gjorem

Magazinat e mbushura me bazë ushqimore përfshihen nga flakët në Fushë-Gjorem

Në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr pranë një pike ish-karburanti pranë autostradës në fshatin Fushë-Gjorem. Korrespondenti i Klan News, Martin Marku raporton se në magazinat e ndodhura pranë pikës së karburantit të mbushura me sasi baze ushqimore janë përhapur flakët e zjarrit, ndërkohë që ende vijon djegia e tyre. Zjarrfikësit e Laçit...

Korrik 16, 2024
Merr flakë makina në lëvizje e sipër në aksin Dukat-Dhërmi

Merr flakë makina në lëvizje e sipër në aksin Dukat-Dhërmi

Një makinë tip “Benz” me drejtues 55-vjeçarin me iniciale E.S. ka marrë flakë në lëvizje e sipër në aksin rrugor Dukat-Dhërmi. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

Korrik 7, 2024
2 vatra zjarri aktive në malin e Pilurit, flakët përhapen me shpejtësi (Video)

2 vatra zjarri aktive në malin e Pilurit, flakët përhapen me shpejtësi (Video)

Mali i Pilurit në Vlorë është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme. Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa raporton se janë 2 vatra të mëdha zjarri, të cilat dyshohet se janë vendosur qëllimisht nga barinjtë. Vatra e parë po djeg pjesën perëndimore të malit, ndërsa e dyta ka përfshirë veriperëndimin. Akoma nuk ka...

Qershor 28, 2024
Zjarr në afërsi të ish-fushës së plehrave në Fier (Pamje nga vendngjarja)

Zjarr në afërsi të ish-fushës së plehrave në Fier (Pamje nga vendngjarja)

Flakët e zjarrit kanë përfshirë bimësinë në afërsi të ish-fushës së plehrave në Fier. Akoma nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe sa sipërfaqe është prekur nga zjarri. Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikëset, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit./tvklan.al

Qershor 17, 2024