Në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr pranë një pike ish-karburanti pranë autostradës në fshatin Fushë-Gjorem.

Korrespondenti i Klan News, Martin Marku raporton se në magazinat e ndodhura pranë pikës së karburantit të mbushura me sasi baze ushqimore janë përhapur flakët e zjarrit, ndërkohë që ende vijon djegia e tyre.

Zjarrfikësit e Laçit ndodhen në vendngjarje për izolimin e flakëve. Zjarri nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./tvklan.al