16 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një qendër tregtare në Kinën jugperëndimore ditën e djeshme. Ndërkohë, nga zjarri janë shpëtuar 30 persona pasi rreth 300 punonjës të urgjencës dhe dhjetëra automjete të zjarrfikësve u dërguan në vendin e ngjarjes.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri është shkaktuar si pasojë e punës për restaurimin që po kryhej në qendrën tregtare. Në një deklaratë të lëshuar ditën e sotme, Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës u kërkoi punonjësve të shpëtimit dhe zyrtarëve që të përcaktojnë sa më shpejt shkakun e zjarrit dhe të nxjerrin mësime për të garantuar siguri më të madhe në të ardhmen.

Të tilla incidente nuk konsiderohen të rralla në Kinë, pasi zbatimi i standardeve të sigurisë shpesh është i dobët. Në Janar, një zjarr në një ndërtesë në Kinën juglindore vrau të paktën 39 njerëz vetëm disa ditë pasi një zjarr tjetër në një shkollë në provincën qendrore Henan vrau 13 fëmijë./tvklan.al