Nesër Shqipëria luan ndaj Kroacisë, ndeshja e dytë në fazën e grupeve të Euro 2024.

Sot ekipi kombëtar u nis drejt Hamburgut. Ekipi i Tv Klan në Gjermani që ndjek nga afër zhvillimet te kombëtarja, ka shoqëruar gjatë udhëtimit autobusin e kuqezinjve.

Gazetari dhe komentatori Alban Xhihani, në një lidhje për edicionin e lajmeve në Tv Klan, tha se për formacionin ndaj Kroacisë mund të ketë ndryshime.

Sipas tij, dhe nuk ka ende asgjë zyrtare, trajneri Silvinjo mund të bëjë 2 ose 3 ndryshime.

Konkretisht, Hysaj mund të zëvendësohet me Ivan Balliun, dhe kjo për shkak të akuzave që kanë shpërthyer në internet ndaj mbrojtësit të kombëtares.

Zëvendësimi i dytë mund të jetë Arbër Hoxha që do t’i zërë vendin Seferit si titullar.

Dhe ndryshimi i tretë mund të jetë Ismajli në vend të Arlind Ajetit.

Por kjo mbetet për t’u parë se cila do të jetë 11-ja që do të hedhë në fushë Silvinjo.

Tv Klan