Enigmat për kombëtaret e raundit të 1/16-ave në Euro2024 janë shumë të mëdha. Pak përfaqësuese e kanë garantuar tashmë këtë tur, teksa për skuadrat e tjera do të kenë edhe takimin e fundit si mundësi për të qenë pjesë e saj. 

Grupi E i Kampionatit Evropian, ai i përbërë nga Belgjika, Sllovakia, Rumania dhe Ukraina, i sheh të katër kombëtaret me 3 pikë pas dy takimeve të para në fazën e grupeve.

Është hera e parë që ndodh ky skenar në një kampionat evropian kur ka mbetur edhe një sfidë për tu luajtur. Përballjet e fundit do të jenë tepër vendimtare për të shuar dyshimet nga ky grup, që sipas gjasave do të ketë tre kombëtare në turin tjetër.

Kësisoj, Sllovaki-Rumani dhe Ukrainë-Belgjikë do të jenë dy finale të parakohshme që do të përcaktojnë edhe kombëtaret që avancojnë me tej. Një prej tyre pritet ta ndjek më pas kampionatin Europian nga shtëpia, me emocionet që do i përjetoni ekskluzivisht në ekranin e televizionit Klan, Klan Plus dhe Radio Klan.

Klan News