Është padyshim mes favoritëve për të fituar Euro2024, por Franca nuk bind ende. Pavarësisht se ka kaluar në çerekfinalet e kompeticionit “gjelat” nuk kanë kënduar këngën e tyre të preferuar. Futbolli dëfryes shoqëruar me lumë golash ka munguar nën urdhërat e trajnerit Didier Deschamps.

Vetëm tre gola të shënuar në një metodë tepër zhgënjyese, dy autogola dhe një penallti e Kylian Mbappe tregojnë brishtësinë e Francës në këtë Europian.

Asnjë gol i shënuar me aksion të rrjedhshëm nga nënkampionët e Botës për të konfirmuar në njëfarë mënyre krizën e repartit ofensiv dhe jo vetëm. Antoine Griezmann ka dështuar për të qenë i aftë të ndihmojë skuadrën, ndërsa shifra e Thuram me 2 gola francez në 23 ndeshje janë shumë pak për një ekip që synon titullin.

Tashmë kundër Portugalisë në çerekfinale duhet një sforco e jashtëzakonshme nga ana e Francës që kërkon të jetë pjesë e gjysmëfinaleve të Euro2024.

Klan News