Granit Xhaka do i kalojë pushimet i dëmtuar. 31-vjeçari ka pranuar pas eliminimit nga Anglisë se ka luajtur duke çaluar në fushën e lojës, duke treguar karakter e grintë në Euro2024.

Mesfushori i Zvicrës luajti për 120 minuta, ndërsa mungoi në ruletën ruse të penalltive pasi nuk mundej të godiste për shkak të lëndimit të shkaktuar nga këputja e muskulit në ndeshjen e shkuar kundër Italisë.

“Fatkeqësisht nuk mund të luaja me topa të gjatë apo të gjuaja në portë, por gjithçka tjetër funksionoi. Ishte e rëndësishme për mua që të mund ta ndihmoja ekipin në fushë. Ndjeva se skuadra kishte nevojë për mua. Dola edhe një herë përtej kufijve të mi”.

Tashmë me sezonin e përfunduar, Xhaka do të nis kohën e rikuperimit për të qenë gati në edicionin e ri me Bayer Leverkusen. Koha e qëndrimit jashtë fushave mbetet për tu përcaktuar pas testeve mjekësore.

Futbollisti me origjinë shqiptare ishte i jashtëzakonshëm në 5 takimet e Europianit, ku në dy raste u shpall edhe lojtari i ndeshjes. Në 480 minutat e tij në fushë, ai ishte katalizator në lojën e Zvicrës, me helvetët që u eliminuan nga Europiani pa pësuar asnjë humbje, pasi eliminimi nga Anglia mbërriti pas penalltive.

Klan News