Spanja përveçse në rezultat, e fitoi duelin me Shqipërinë edhe në shifra në përballjen e tretë të Grupit B.

Por kuqezinjtë ishin superiorë në fushë sa i përket topave të rekuperuar krahasuar me iberikët.

Djemtë e Silvinjos arritën t’u rrëmbenin kundërshtarëve topin në 48 raste, kundrejt 42, referuar informacioneve të UEFA.

Për më tepër, kuqezinjtë e shënjestruan portën e mbrojtur nga Raja në 4 raste, ndërsa spanjollët në tri raste.

Në total, përfaqësuesja shqiptare vrapoi 117 km, kurse Spanja 118. Kuqezinjtë ishin të saktë në pasime në 85% të rasteve, kurse “La Roja” në 92%. Në total, spanjollët kryen 59 tentativa në ofensivë, kurse kuqezinjtë 31.

Nga përfaqësuesja shqiptare, lojtari që përshkoi më shumë kilometra ishte Ylber Ramadani me 13.1, ndërsa saktësia e pasimit ishte 94% nga 35 pasime të bëra.

Klan News