Në Hamburg kanë mbërritur tifozët shqiptarë për të ndjekur ndeshjen e Kombëtares Shqiptare me Kroacinë të mërkurën në orën 15:00.

Gazetarja e Tv Klan Viola Lito ndodhet në Hamburg. Në sheshin e qytetit kishte tifozë shqiptarë dhe tifozë kroatë.

Pritet që të ketë sërish një numër të madh të tifozëve shqiptarë. Por edhe ata kroatë pritet të jenë të shumtë në numër.

Tv Klan