Milani pëson humbjen e tretë në Europa League, duke u mposhtur 0-2 nga Ferencvarosi në San Siro. Një paraqitje zhgënjyese për kuqezinjtë, të cilët nuk arritën të përballonin ritmin dhe konkretizimin e skuadrës hungareze.

Pas një pjese të parë pa gola, miqtë kaluan në avantazh në minutën e 52-të me Lenny Joseph, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Milanit.

I njëjti lojtar goditi sërish në minutën e 66-të, duke dyfishuar shifrat dhe realizuar dopietën personale.

Në minutën e 80-të, Ferencvarosi mbeti me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Dele, por Milani nuk arriti të përfitonte, duke regjistruar një tjetër rezultat negativ.

Pas katër ndeshjesh, kuqezinjtë mbeten me vetëm tre pikë, ndërsa hungarezët ngjiten në kuotën e 12 pikëve, në vendin e tretë.

Ndërkohë, buzëqesh Juventusi i Luciano Spallettit, që triumfoi 2-1 në transfertën ndaj AZ Alkmaar.

Teun Koopmeiners zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, ndërsa Kolo Muani dyfishoi në të 38-ën.

Vendasit ngushtuan diferencën në minutën e 88-të me Meerdink, por goli i shënuar nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Me këtë sukses, Juventusi regjistron fitoren e tretë në kompeticion dhe ngjitet në vendin e pestë me 10 pikë, ndërsa AZ Alkmaar renditet në vendin e 14-të me gjashtë pikë.

Klan News

/tvklan.al