Veshje “të riciklueshme” mode e përballueshme edhe për të varfërit

Një sfilatë e pazakontë në një vend të pazakontë. E tillë është edhe kjo pasarelë në ato që konsiderohen ndër lagjet më të rrezikshme dhe më të shëmtuara dhe të botës, favelat braziliane.

Modelet zbritën në Paraizopolis, një prej zonave informale periferike të Sao Paolos, me ndërtime të ngritura jashtë rregullave urbanistike nga të varfërit në periferi të qytetit më të populluar të vendit.

Modelet prezantuan një projekt të ri, veshje me çmime të përballueshme edhe për banorët e këtyre lagjeve. Ato janë qepur me copa nga veshjesh, të cilat ripërdoren për të krijuar veshje të reja.

Ideatorët thonë se kjo mënyrë ka disa përparësi, ndjekja e modës bëhet e përballueshme edhe për popullatën me të ardhura të ulëta por edhe mbrohet mjedisi përmes redukimit të mbetjeve nga industria e modës, një ndër gjenderatorët më të mëdhenj të ndotjes ambientale.

Tv Klan