Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, një ndër të ftuarit ka qenë edhe mjekja neuro-pediatre Migena Kika e cila ka treguar se mbi higjiena tek fëmijët e vegjël nuk është një gjë e mirë dhe një fëmijë nuk duhet të lahet përditë sepse dëmtohet mikrobioma e lëkurës e cila është tepër e rëndësishme në zhvillimin e sistemit imunitar.
Ajo ka treguar dhe një fakt mjaft interesant që ka të bëjë me mënyrën se si lind një fëmijë, në mënyrë natyrale apo me operacion. Kika thekson se lindja natyrale është më e mirë sepse fëmija arrin të marrë baktere nga vagina e nënës gjë që është e mirë në krijimin e mikrobiomës. Një lindje me operacion mund të bëhet kur është e nevojshme dhe e rekomanduar nga mjeku sepse në këtë mënyrë i heq një faktor mbrojtës fëmijës.
Migena Kika: Në ditët që ne jetojmë kemi kaluar në një fazë mbi larje apo mbi higjiene në pjesën më të madhe të rasteve kryesisht në tek fëmijët e vegjël, pra banja totale e plotë dhe së dyti përdorimi i shumë preparateve, shampove, solucioneve, kremrave pas banjës që nuk e mendojmë që pjesa më e madhe janë të prodhuara në mënyrë industriale, kanë të prodhuara shumë përbërës kimik në përbërjen e tyre të cilët dëmtojnë dhe alterojnë jo vetëm lëkurën, por në radhë të parë mikrobiomën e lëkurës, pra këto mikrobet e mira të lëkurës.
Mikrobioma e lëkurës është parë që ka një rëndësi shumë të madhe në zhvillimin e sistemit imunitar të fëmijës së vogël në radhë të parë dhe së dyti në predispozicionin që do të ketë ky fëmijë kur të rritet, kur të bëhet adult, për problematikat dhe sëmundjet e ndryshme të lëkurës.
Ka shumë evidenca dhe studime që thonë që mikrobioma e lëkurës stabilizohet, formohet, konsolidohet bëhet ashtu siç duhet, maturohet 4 vitet e para të jetës dhe ne nëpërmjet larjes, nëpërmjet mjedisit që ekspozohet fëmija, pra nëse jemi shumë të kujdesshëm që fëmijën ta mbajmë brenda, mos ta nxjerrim jashtë në kontakt me natyrën, fëmijën mos ta ekspozojmë ndaj kontakteve lëkurë me lëkurë dhe prekjeve ndaj mjediseve të ndryshme. Ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në mikrobiomën e lëkurës. Në ditët e para të lindjes është dhe mënyra e lindjes.
Ndryshe e ka mikrobiomën e lëkurës ose të zorrës një fëmijë që lind në mënyrë vaginale, pra që lind me lindje natyrale, është mënyra natyrale siç na e ka krijuar Zoti. Nëse do të jetë e arsyeshme, e rekomandueshme për arsye mjekësore, fëmija duhet të lindë me operacion, por nëse lind me operacion nuk popullohet lëkura dhe zorra me mikrobet nga vagina e nënës dhe nuk është ok. Nuk është mirë dhe në një farë mënyre e ke dëmtuar fëmijën, nuk e ke ekspozuar, pra i ke hequr një lloj faktori mbrojtës. Pra ndryshe është mikrobioma, këto mikrobe të mira të lëkurës në një bebe që lind në rrugë vaginale dhe ndryshe kur lind me operacion.
Është parë që mikrobet e mira të lëkurës varen edhe nëse bebi, është fëmija i parë apo i dytë apo i tretë. Nëse ka një vëlla ose motër, apo pjesëtarë të shumtë të familjes, është ndryshe miokroba, është më e mirë, më e shumëllojshme. Apo edhe nëse ka kafshë shtëpiake në familje, ndihmojnë në mënyrë pozitive në krijimin e kësaj mikrobiome të mirë. Kryesorja në alterimin e mikrobiomës duhet që edhe fëmija kur është i vogël, të përballet me mjedise të ndryshme, nuk duhet ta përmbajmë apo ta kufizojmë në pjesën e lëvizshmërisë. /tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 