Është dita e flamurit, por këtu festa kushton. Përdorimi i flamurit është i ndaluar me ligj. Festa i gjen në mes të frikës nga eskalimi i konfliktit në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Këta njerëz janë mbledhur megjithatë për ta nderuar 28 Nëntorin që për ta përveç festës, ende sjell shpresë.

Në sheshin e Preshevës, kryetari i Bashkisë tha se shqiptarët në Serbi nuk mund të kenë flamur tjetër siç kërkohet me ligjet serbe. Bujanovci është qyteti i dytë i shqiptarëve, por ku politika serbe e sheh si gabim vendosjen e flamurit kuq e zi. Me idenë e bashkimit, gjithmonë në mes të dy zjarreve.

Kryetari i Bujanovcit beson se shqiptarët tani kanë një rast dhe festën nuk mund t’ua ndaloj askush. Papunësia është e madhe dhe idetë e shumta, por banorët janë mësuar në pritje. Të jesh shqiptarë këtu kryesisht festohet nëpër kafene.

Tv Klan