Të rinjtë nuk zgjedhin vetëm të largohen nga Shqipëria, por ata rikthehen në vendlindje qoftë edhe për pak ditë.

Në disa fshatra, çdo muaj Gusht organizohen festa ku emigrantët bëhen bashkë me banorët e zonës për të mos e lënë në harresë vendin ku ka lindur.

Një festë e tillë është organizuar edhe në fshatin Janjar, në Konispol, kryefjalë e së cilës ishte tradita.

Qëllimi, për t’i dhënë gjallëri fshatit.

Por ata shprehin edhe shqetësimin e mungesës së infrastrukturës.

Kjo festë u organizua për herë të dytë dhe do të kthehet në një traditë.

Klan Plus