Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Edhe qielli i Elbasanit është ndezur nga fishekzjarret natën e Vitit të Ri. Mijëra qytetarë elbasanas, kanë festuar së bashku këtë natë në sheshin kryesor të qytetit. Bashkia e Elbasanit, kishte organizuar me këtë rast një koncert të madh me pjesëmarrjen e artistëve më të mirë të qytetit. Njerëzit kanë festuar në sheshe e nëpër rrugë, sipas mënyrës së tyre deri në orët e para të mëngjesit. Rendi dhe qetësia në qytet ka qenë në nivelin e duhur dhe energjia elektrike nuk ka munguar në natën e ndërrimit të viteve.

Po kështu edhe në Librazhd, Qendra Kulturore, në bashkëpunim me bashkinë, organizuan mbrëmë një koncert të madh festiv. Rreth dy mijë vetë festuan së bashku në shesh ndërrimin e viteve. Nën tingujt dhe ritmet e valleve popullore, trupa e valleve u përzje me të pranishmit në shesh, duke kërcyer e kënduar së bashku përreth dy orë./tvklan.al