Rregullator në tregun e futbollistëve

Një organ i FIFA-s që quhet dhoma e kompensimit ka marrë licencën që të funksionojë si institucion pagesash. Autorizimi është dhënë nga autoritetet franceze. Tashmë kjo zyrë e qeverisë botërore të futbollit lejohet të mbledhë dhe të mbajë pagesa në emër të klubeve, në përputhje me Direktivën e Shërbimeve të Pagesave të Bashkimit Evropian.

Krijimi i një kësaj qendre kleringu ka dy objektiva kryesorë. Të centralizojë, përpunojë dhe automatizojë pagesat ndërmjet klubeve, ndërsa e dyta është të promovojë transparencën dhe integritetin financiar brenda sistemit ndërkombëtar të transfertave.

FIFA ka vlerësuar më herët se ka ende një mungesë ekuilibri të konsiderueshëm në botën e futbollit dhe kompensim të pamjaftueshëm për klubet që përgatisin lojtarët.

Për të korrigjuar këtë, dhoma e kompensimit do të sigurojë që klubeve t’u rikthehet invesimi i bërë për trajnimin dhe pagesat e solidaritetit. Mendohet se afërsisht 400 milionë dollarë do të shpërndahen për klubet e origjinës çdo vit, një ndryshim thelbësor nga 70-80 milionë dollarët që jepen aktualisht.

Tv Klan