Lojërat online janë kthyer në një aktivitet të mirëfilltë sportiv duke organizuar dhe kampionate botërore që sjellin shuma të mëdha për pjesëmarrësit. Kampionati botëror i “Fortnite” ka shpërndarë 30 milionë dollarë për finalistët e tij, një nga ata është dhe Jaden Ashman, 15 vjeçari nga Londra.

Jaden bashkë me shokun e tij arritën të zinin vendin e dytë në këtë kampionat dhe fituan çmimin prej 2.25 milionë dollarësh. Jaden, i cili ka filluar të lozë që para 2 vitesh është ndeshur shpeshherë me kundërshtimin e familjarëve të tij për kohën e shpenzuar dhe në një nga rastet mamaja e tij i ka thyer konsolën X Box me të cilën ai luante.

Lisa Dallman- Mamaja e Jaden: Të them të drejtën kam qenë kundër që ai të shpenzonte kohë me lojëra, e shtyja më shumë drejt detyrave dhe mësimit në shkollë. I kam hedhur një X Box, i kam thyer kufjet, ka qenë një makth.

Gjithashtu Jaden ndryshe nga shumë finalistë nuk është ka qenë i njohur për aftësitë e tij me vetëm disa mijëra ndjekës dhe fansa të “Fortnite”. Kjo lojë konsiston në 100 lojtarë që hidhen virtualisht në një ishull dhe duhet të gjejnë armë, të ndërtojnë struktura dhe të eliminojnë njëri-tjetrin derisa njëri të dalë fitues në fund.

Klan Plus