Zjarret shkrumbojnë New Wells dhe shtetin e Victorias në Australi. Që nga dita e hënë autoritetet numërojnë 7 viktima, duke e çuar në 18 bilancin e deritanishëm të viktimave të zjarreve që kanë pushtuar Australinë në këtë stinë. Gjithashtu flakët kanë djegur tërësisht mbi 200 shtëpi e mijëra persona janë në pritje të ndihmës nga emergjencat civile, pasi kanë mbetur të bllokuar në zonat e pushtuara nga zjarret.

Ndërkohë që në orët e fundit, edhe ushtria është angazhuar me avionë e anije në ndihmë të shërbimeve të emergjencave në dy shtetet më të prekura aktualisht.

Sipas autoriteteve janë qindra e qindra persona që janë të bllokuar në plazhe, në pritje për t’u shpëtuar. Kryeministri i vendit Scott Morrison dhe Ministrja e Mbrojtjes Linda Reynolds kanë deklaruar se është nisur tashmë task forca ushtarake, dhe po dërgohen helikopterë Black Hawk dhe anije të marinës në shtetet e Victorias dhe New Wells.

Gjithashtu, Kryeministri ka kërkuar ndihmën e SHBA dhe Kanadasë për burime aeronautike të specializuara për operacionet e shpëtimit dhe për të përballuar situatën ekstreme.

Klan Plus