Tregu i pasurive të patundshme në Tiranë është zgjeruar dhe kërkesat e klientëve janë rritur.
Eriol Canga, agjente e pasurive të patundshme në kompaninë Century 21, tregon për emisionin Jo Vetëm Modë nga Orinda Huta në Tv Klan se në kryeqytet ka kërkesa për pronat e luksit.
Për një apartament 3+1 në zonën e Liqenit të Thatë, qiraja mujore shkon deri në 3 mijë Euro.
Eriola Canga: Kam marrë drejtimin drejt pronave të luksit, ndihem shumë komode.
Orinda Huta: A ka shumë të tilla në Tiranë?
Eriola Canga: Ka dhe ka kërkesë. Janë prona të cilat përveç se të japin kënaqësinë e trajtimit, janë shumë komode dhe për t’u trajtuar.
Orinda Huta: Çmimet përgjithësisht sa variojnë për këto prona luksi?
Eriola Canga: Variojnë në varësi të zonës si fillim dhe pastaj nëse organizimi është apartament apo vilë. Momentalisht në pronën që ne jemi është apartament 3+1 në zonën e Liqenit të Thatë dhe në vlerën e 3000 Eurove.
Orinda Huta: A ka negocim për këto lloj çmimesh?
Eriola Canga: Kushdo që vjen do kërkojë njëfarë negociate. Në fund të ditës roli i agjentit imobiliar ky është. Negociata varion në varësi të modaliteteve të pagesës, në varësi të tipologjisë së klientit. Një klient preferencial për këtë apartament do ishte një çift apo një tek person i huaj që do të thotë duke mos pasur fëmijë të vegjël, amortizimi që i shkakton pronës relativisht është i ulët. Limiti për këtë apartament ka qenë nga 3000 në 2500 Euro, por është negociuar edhe me faktorë të tjerë në mes. Konkretisht për këtë pronë ne jemi në diskutime për një person të huaj. Praktikisht ai do ta shfrytëzojë 6 apo 7 të muajit se kaq ditë është në Tiranë. /tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 
