Hotelet dhe bujtinat e fshatit alpin janë të rezervuara nga qytetarë nga zona të ndryshme të vendit

Voskopoja mbetet një ndër destinacionet më të preferuar të turizmit dimëror në juglindje. Bora i ka shtuar bukurinë fshatit turistik, i cili ishte i mbushur me vizitorë, pavarësisht motit të acartë.

Pjesa më e madhe e bujtinave dhe hoteleve u  rezervuan prej të premtes nga grupe vizitorësh nga Tirana, Durrësi, Vlora, Berati dhe zona të tjera të vendit.

Klima alpine, peisazhi ku gjelbërimi ndërthuret me bardhësinë e borës, kulinaria tradicionale dhe qetësia e fshatit tërheqin vizitorët gjatë gjithë stinës së ftohtë.

“Na pëlqen, është një vend turistik i bukur. Vijmë shpesh!”

Operatorët turistikë flasin për rritje të intersit të vizitorëve edhe për destinacionet e tjera dimërorë të juglindjes.

Klan News