Takimi i radhës i ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët do të jetë në qytetin e Shkodrës. “Foltorja” në këtë qytet do të mbahet të premten në orën 18:00, në sallën e Kinema Milenium.

“Nesër, ditën e premte më datën 1 Tetor në ora 18:00, në sallën e Kinema Milenium të qytetit të Shkodrës do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratët dhe demokratët e Shkodrës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”, shkruan Berisha, në një postim në rrjetet sociale.

Berisha ka kundërshtuar vendimin e Bashës për largimin e tij nga grupi parlamentar, duke e konsideruar atë “thikë pas shpine”, ndërsa ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Një ditë më parë, në takimin që pati me demokratët e Durrësit, ish-Kryeministri Berisha u shpreh i vendosur për të çuar deri në fund nismën e tij për të cilën tha se nuk ka asnjë qëllim personal përveç vendosjes në vend të sovranitetit Partisë Demokratike./tvklan.al