Fotografohet lindja e një planeti. Një vorbull drite, gazrash e pluhurash, përreth një zone qendrore më të errët, që ndodhet rreth 520 vjet dritë larg Tokës dhe orbiton rreth yllit AB Auriga, në yjësinë me të njëjtin emër.

Fotoja e lindjes planetare është arritur të kapet me anë të instrumentit Sphere, të instaluar në Very Large Telescope të pozicionuar në Kili, nën varësinë e Observatorit jugor Evropian, ESO.

Puna kërkimore është kryer nga ekspertët e Observatorit të Parisit dhe Universitetit Psl Paris dhe është publikuar në revistën shkencore Astronomi dhe Astrofizike.

Sipas tyre, distanca mes planetit dhe yllit të tij është pothuajse e njëjtë me largësinë mes Neptunit dhe Diellit.

Astronomët shpjegojnë se janë mijëra planetet të identifikuar deri më tani, por dihet shumë pak mbi krijimin e tyre, ose pikërisht vrojtimi i një fenomeni të tillë, që zakonisht verifikohet në sisteme planetare në moshë të re.

Për të studiuar proceset e formimit të trupave kozmikë dhe vrojtimin e tyre, duhet pritur viti 2025, kur do të hyjë në funksion Extremely Large Telskope i ESO, me një diametër prej 39 m.

Klan Plus