Një muaj pas zgjedhjes së presidentit të ri, francezët i janë drejtuar sërish kutive të votimit, këtë herë për të zgjedhur anëtarët e parlamentit.

Partia e Presidentit, Emanuel Macron, La Republique en Marche merr pjesë për herë të parë në këto zgjedhje me pritshmëritë se do të marrë shumicën e vendeve në parlamentin 577 vendësh. Në partinë e Macron kandidatët vijnë nga fusha të ndryshme, që nga studentët deri tek pensionistët.

Zgjedhjet e sotme do të pasohen me një tjetër raund votimi, në të cilin do të garojnë vetëm kandidatët që sigurojnë 12.5 % të votave. Kandidatët  të cilët marrin më shumë se 50% të votave që në raundin e parë janë automatikisht deputetë të parlamentit francez.

Rezultatet e para të sondazheve priten të publikohen pas orës 18:00, kohë kur mbyllen edhe qendrat e votimit./ 

39-vjeçari, Emacuel Macron duhet të fitojë shumicën në menyrë që të nxisë ndryshimet që ka premtuar për të reformuar Francën.

Partitë si Fronti Kombëtar i Marine Le Pen, të majtët e Jean-Luc Mélenchon, shpresojnë të përfitojnë nga votuesit që i kthyen shpinën partive kryesore gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Megjithatë, sipas analistëve sistemi francez pritet të favorizojë partitë e mëdha.

Zgjedhjet parlamentare në Francë po mbahen gjithashtu nën masa të larta sigurie si pasojë e sulmeve terroriste të viteve të fundit.TV KLAN