Ish-shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Frederica Mogherini është nderuar me titullin ‘Honoris Causa’ nga Universiteti i Tiranës për kontributin që ka dhënë për proceset integruese të vendit tonë.
Kontributi i Mogherinit është i pamohueshëm dhe për Kryeministrin i cili ishte pjesë e ceremonisë.
“Është një ndër pak që e ka bërë këtë detyrë në raport me ne dhe me rajonin më shumë se sa si një detyrë, e ka bërë si shprehje e një pasioni politik dhe një pasioni qytetar”.
Por Mogherini do të japë kontributin e saj për vendin tonë ende, pasi drejton Kolegjin e Europës me qendër në Bruzh, një kampus i të cilit do të hapë dyert dhe në Tiranë si dega e dytë pas asaj të Varshavës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 