Klubi mbush arkat me 135 mln paund

Fulham është skuadra më e fundit që ngjitet në Premier League. Bardhezinjtë mposhtën mes drithërimave 2-1 Brentford në finalen e play-offit, rikthimin në shkallën më të lartë të futbollit. Koha e rregullt nuk solli asgjë. Sfida në “Wembley” u vendos në shtesa. Joe Bryant ishte heroi i Fulham.

Mbrojtësi  ishte autor i të dy golave të fitores. Fillimisht lojtari i linjës së majtë gjeti rrjetën në minutën e 105, për të vendosur fatin e takimit 12 minuta më vonë.

Brentford tentoi të reagojë, megjithatë goli i nderit erdhi shumë vonë, kur nuk kishte më shpresë për një promovim në Premier League pas 73 vitesh.

Fulham rikthehet në elitë pas 2 sezonesh në kategoritë inferiore. Por ajo që gëzon më tepër klubin është bonusi i fituar për shkak të promovimit.

Plot 135 milionë paund do të shkojnë në arkat e klubit të Fulham në 3 edicionet e radhës, shifër e konsiderueshme kjo, duke pasur parasysh se ky bonus është tepër i lartë dhe në krahasim me fitimet e kampionëve, Liverpool.

Të kuqtë kanë fituar rreth 100 milionë paund nga triumfi në elite. Dy skuadrat e tjera që u ngjitën janë Leeds United dhe West Bromwich.

Tv Klan