Kjo fundjavë ishte e mbushur me gabime për kampionin në fuqi të Formula 1, Luis Hamilton. Siç duket rekordi nuk do të thyhet ende. Michael Schumacher mbetet ende një garë përpara britanikut, sipas statistikave të Formula 1.

Drejtuesi i Mercedesit, garoi për herë të 96, por u kualifikua i pesëmbëdhjeti si rezultat i gabimeve të bëra në pistë. Ai i kërkoi skuadrës të bënte praktikat më lart pistës, ndryshe nga ditët normale.

Pavarësisht miratimit të tyre, administratorët nuk pranuan dhe i dhanë 10 sekonda ndëshkim, të cilat automatikisht e hoqën nga garat e vendit të dytë. Hamilton u shpreh se kjo ngjarje është qesharake dhe e shikon si mënyrë për ta ndaluar atë të shkojë drejt fitores në Russian GP./tvklan.al