674,6 milionë euro janë të ardhurat vjetore të Real Madridit. Shuma marramendëse e një prej klubeve të futbollit më të mëdhenj në botë ushqehet më së shumti nga sektori i marketingut.

38% të të ardhurave mbulon ky zë në bilancin e klubit që sjell në arka 254 milionë euro. Vendin e dytë e zënë sponsorët dhe shfrytëzimi i stadiumit “Santiago Bernabeu” me 166 milionë, ndërsa 165 sjellin të drejtat televizive dhe radiofonike.

Sipas këtij grafiku në fund të listës së të ardhurave janë ndeshjet e futbollit në të gjitha kompeticionet ku marrin pjesë Los Blancos bashkë më përballjet miqësore.

Mendohet se buxheti i klubit arrin deri në 690 milionë euro. Pritet që kjo shumë do të rritet së tepërmi pas nënshkrimit të kontratave të reja të sponsorizimit. Këtë fundjavë do të mblidhet asambleja e klubit që do të analizojë të gjithë arritjet si ato sportive ashtu edhe ato financiare që do t’i japë edhe votëbesimin Florentino Perez si president i Real Madrid./Tv Klan