Chelsea barazon me Manchester United dhe lejon rivalet të afrohen

Garë e fortë në kreun e renditjes të Premier League pas barazimit 1 – 1 në përballjen Chelsea – Manchester United e zhvilluar të dielën. Diferenca e bluve të Londrës me vendin e dytë Manchester City është 1 pikë dhe me të tretin ku ndodhet Liverpool 2.

Edhe pse Chelsea pati disa raste për gol ku shpëtimtar për United ishte portieri De Gea të parët shënuan miqtë. Gabimin e Jorginho e shfrytëzoi Sancho, i cili doli i vetëm përballë Mendy duke realizuar në minutën e 50’.

Mesfushori i Italisë e korrigjoi duke barazuar me penallti në 69’. Kjo ishte e 11 radhazi për Jorgingo. Cristiano Ronaldo e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 64’ si zëvendësues i Sancho.

Edhe pse lojtarët e Chelsea krijuan të tjera mundësi rezultati nuk ndryshoi. Premier League ka zhvilluar deri më tani 13 javë ose 1/3 e kampionatit.

Tv Klan