Promovon në Tiranë librin “Jeta si lojë shahu”

Është rikthyer në Tiranë tashmë jo si shahisti me rekordet më të mira në histori, por nën figurën e shkrimtarit.  Po flasim për kampionin e botës Garry Kasparov që me librin e tij të fundit “Jeta si një lojë shahu” rrëfen artin e luftës në lojë dhe në jetë.

A është shahu sport apo art, apo të dyja bashkë të çojnë në rrugën e fitoreve? Mjeshtri i madh jep këtë përgjigje.

“Është padyshim sport, një lojë sepse ka gjithmonë një fitues. Por është edhe art sepse kurrë nuk kam luajtur në shah pa patur komponentët artistike. Lojërat që i kam bërë para shumë vitesh sërish shijohen nga qindra dhe nuk mund ta mohoj që një pjesë është për shkak të artit të lojës. Por sot do ta quaja dhe shkencë sepse për shkak të inteligjencës artificiale në lojë po futen më shumë elementë inovative. tani duhet ta analizosh dhe studiosh lojën, nuk mund të luash në nivelet më të larta të lojës pa harxhuar orë të tëra mbi të.  Është një miks interesant dhe prandaj ka mbijetuar në kaq vite si lojë”.

Gerry Kasparov aq aktiv sa ka qenë në fushën e shahut aq i njohur është edhe si aktivist në politikë edhe pse me modesti, nuk e quan veten një aktor të saj dhe as nuk e synon.

“Nuk besoj se ajo që po bëj është politikë sepse politika është të bësh fushatë, debate. Mendoj që roli im është të orientoj opinion publik, të mbledh fonde për Ukrainën dhe dua që ajo të fitojë. Nuk e di në ç’pozicion do jem për t’i realizuar, por mund ta siguroj që nuk do garoj për post në politikë”.

Por ama është i qartë në diskursin e tij publik, kundër Presidentit Rus Vladimir Putin dhe rrëzimit të regjimit të tij. Është ajo çka do për vendlindjen e tij, Rusinë.

“Po përpiqem që regjimi i Putinit të mposhtet. Nuk është problem vetëm për shtetin tim, sepse Rusia nuk ka të ardhme me Putin, por është problem edhe për vende të tjera duke filluar me Ukrainën. Po përpiqem të siguroj që opozita e copëtuar në Rusi të bëhet një kundër Putin, që regjimi i tij të bie. Gjithashtu do doja të luaja një rol në rikuperimin e prestigjit të Rusisë”.

Autori “Jeta si një lojë shahu” ndan të fshehtat e fuqishme të strategjive që ai ka mësuar, i cili është sjellë në shqip nga deputeti i socialist Eduard Shalsi.

Tv Klan