Më 3 Nëntor 2020 do të mbahen zgjedhjet e presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në garë përballë njëri-tjetrit janë Presidenti aktual Donald Trump dhe rivali Joe Biden.

Risi në këto zgjedhje do të jetë votimi me postë, jo për shkak të kësaj mënyre votimi, por për shkak të pandemisë dhe numrit të madh të qytetarëve që pritet të aplikojnë këtë metodë.

Vetë Presidenti Trump e ka kritikuar publikisht votimin me postë, me argumentimin se lë hapësira për manipulim.

Por si është realisht votimi me postë në SHBA? Gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, ka treguar për emisionin “Opinion” në Tv Klan si është fleta e votimit për zgjedhjet presidenciale. Një të tillë, gazetari Ikonomi e ka në shtëpi dhe do të dërgoja me postë.

Kjo është një votë tipike për distriktin e Columbi ku unë banoj, e Uashingtonit, ku janë 6 kandidatë presidencialë, mes tyre Donald Trump dhe Joe Biden, pastaj këta janë kandidatë lokalë në kolonat e tjera. Shumë e thjeshtë, mbush një nga këto elipset për kandidatin që do me bojë të zezë, e fut në një lloj fletëpalosje për të mos u dukur emri i personit, dhe gjithë këtë e fut në një zarf të madh. E firmos zarfin këtu, vë dhe datën, e mbyll dhe e hedh në postë. Kaq është, shumë e thjeshtë. Vetëm se ka një gjë, që shumë njerëz do bëjnë gabime. Rreth 20% e gabimeve që bëhen, kanë të bëjnë me mosfirmosjen e zarfit. Kjo e bën ta pavlefshme. Kësaj radhe do ketë shumë më tepër njerëz që do të votojnë me post. Deri tani kanë votuar 4 milionë njerëz me postë”, është shprehur gazetari Ilir Ikonomi. /tvklan.al