Reshjet e shiut dhe dëborës kanë izoluar disa zona

Moti i keq ka goditur Italinë veriore, ku si pasojë në disa qytete është pezulluar edhe transporti hekurudhor.

Zona më e goditur është ajo e Emiglia Romanjas, ku lumi Panaro doli nga shtrati duke shkaktuar shumë përmbytje dhe dëme në rrugë dhe ura.

Si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit ka rënë dhe ura e Venetos. Ndërkohë që në zonat malore të Italisë veriore problem janë bërë reshjet e mëdha të dëborës, të cilat kanë bllokuar disa akse rrugore.

Fatmirësisht, përveç dëmeve material, nuk raportohen humbje jete. Mediat italiane bëjnë të ditur se në disa zona si Friuli, Venezia dhe në Provincën e Bolzanos është dhënë alarmi i kuq.

Tv Klan