Florian Binaj dhe Gentian Zenelaj janë dy prej aktorëve më të njohur dhe më të dashur të publikut. Ata kanë qenë të ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “E ardhmja është vajzë” ku kanë rrëfyer detaje nga karriera dhe jeta e tyre personale.

Sa i përket profesionit, Binaj dhe Zenelaj kujtuan një prej skeçeve të tyre në të cilën kanë qeshur pafund pavarësisht se ishin në skenë.

Florian Binaj: Ka qenë një numër që kemi qeshur pa fund në skenë, kemi qeshur pa fund mbrapa, kemi qeshur dhe sa herë e shohim. Ajo me Çiljetën që u mbyta me karafilin.

Gentian Zenelaj: Flori tentoi që të hante një karafil dhe sa herë që kollitej i dilnin petale. Njerëzit kujtonin se ishte numër magjie, por jo. Është numër epik.

Florian Binaj: Realisht kanë qenë vite shumë të bukura, të mbushura plot me padije se çfarë ndodh nëse bëjmë një numër kaq të madh. Ajo që kuptonim mbrapa ishte që gjithmonë merrnim energji pozitive nga publiku dhe shkonim gjithnjë e më tutje./tvklan.al