Për Gilman Likën rikthimi në shtëpi, është moment i veçantë. Në konferencën për shtyp, pasi firmosi kontratën me skuadrën ku lindi, duket qartë se Lika ndjehet komod.

Lika sugjeron përforcime të reja në mënyrë që skuadra të jetë konkurrente në Europë në sezonin e ardhshëm.

Rikthimin e tij tek Vllaznia e kanë përshëndetur shumë tifozë shkodranë dhe Lika ndjen një detyrim ndaj tyre.

Rikthimi tek Vlaznia i Gilman Likës u paralajmërua në fundin e sezonit të shkuar kur u kërkoi drejtuesve të ish ekipit të tij Tiranës që të mos luante ndaj skuadrës së tij të zemrës në ndeshjen që vendosi zbritjen e bardhebluve një kategori më poshtë të kampionatit shqiptar.

Tv Klan