Giovanni Malagò zgjidhet President i ri i futbollit italian, teksa pjesë e Asamblesë Zgjedhore në cilësinë e zv/presidentit të UEFA-s ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Kreu i futbollit shqiptar mbajti fjalën përshëndetëse në emër të UEFA-s, duke përcjellë mbështetjen e plotë të institucionit europian për FIGC-në dhe futbollin italian.
“Është një nder i madh t’i përcjell përshëndetjet e UEFA-s kësaj asambleje të jashtëzakonshme. Ne po ndjekim nga afër zhvillimet në futbollin italian dhe konfirmojmë mbështetjen tonë të plotë për Federatën italiane, një nga federatat më të shquara në futbollin europian. Nuk mund të mos ndalem te Kampionati Europian 2032. Italia duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të investuar në stadiume dhe infrastrukturë, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme sportive”, tha presidenti i FSHF, Armand Duka.
Menjëherë pas zgjedhjes, Armand Duka u takua me Malagòn, duke e uruar për detyrën e re dhe duke i dëshiruar sukses në drejtimin e një prej federatave më prestigjioze të futbollit europian.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 