Pavarësisht dy humbjeve në dy ndeshjet e para, të cilat i kushtuan Turqisë eliminimin nga faza e grupeve të Kupës së Botës, Federata Turke e Futbollit ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin italian Vincenzo Montella.
Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu, ka hedhur poshtë zërat për një ndryshim të mundshëm në pankinë, duke theksuar se besimi ndaj trajnerit që riktheu Turqinë në Botëror pas 24 vitesh mungesë mbetet i plotë.
Ai ka pranuar se nuk do t’i zëvendësojë njerëzit që punuan deri më tani me disa që mund të gjendet gjatë rrugës.
Turqia, e drejtuar nga Montella, arriti objektivin e rikthimit në skenën më të madhe të futbollit botëror pas një mungese të gjatë, teksa në play-off eliminoi përfaqësuesen e Kosovës, por rezultatet në fazën e grupeve nuk kanë qenë ato të pritshmet.
Në ndeshjen e fundit të Grupit D, që do të zhvillohet natën mes të enjtes dhe të premtes, Turqia do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një takim pa ndikim për kualifikimin.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
