Gjermani – Spanjë do të jetë finalja e Europianit të 21-vjeçarëve. Gjermania eliminoi Anglinë pas 11-metërshave, ndërsa Spanja largoi nga turneu Italinë me golat e Saul.

Gjysmëfinalet e Europianit që po zhvillohet në Poloni ishin tepër të forta. Gjermanisë iu desh një përpjekje më e madhe për të kaluar Anglinë. Loja e rregullt dhe pjesët shtesë u mbyllën me rezultatin 2 – 2 me të dy ekipet që udhëhoqën për disa minuta takimin. Vendimtar te 11-metërshat ishte portieri i gjermanëve Pollersbeck, i cili ndali goditjet e Abraham dhe Redmond.

Spanja mundi Italinë me rezultatin 3 – 1. Goli i Bernardeschi që barazoi rezultatin përkohësisht nuk shërbeu. Saul ishte në formë të jashtëzakonshme edhe pse pas një sezoni të gjatë realizoi 3 gola në portën e mbrojtur nga Donnarumma. Finalja e Europianit të 21-vjeçarëve do të luhet të premten në Krakovë.

Tv Klan