Gjermania është fituesja e Kupës së Konfederatave, ose siç quhet ndryshe, botërori i vogël. Pas Kupës së Botës që fitoi në Brazil, Gjermania mori edhe këtë trofe që i mungonte.

Skuadra e Joakim Lëv mundi 1-0 Kilin, pas një gabimi të mbrojtësve amerikanojugorë. Edhe pse me shumë rezerva, gjermanët janë imponuar ndaj Kilit, që gjithsesi nuk reshti kurrë së kërkuari barazimin.

Gjatë takimit pati edhe tensione mes futbollistëve.

Tv Klan