Pas tre barazimeve radhazi, dy në Ligën e Kombeve dhe një në miqësore, Gjermania është kthyer te fitorja. Pancerat kanë mposhtur 2-1 Ukrainën në transfertë, duke lënë mënjanë mallkimet e sfidave të fundit. Ginter zhbllokoi takimin në minutën e 20-të, pas një aksioni model nga ish-kampionët e botës.

Në të dytën, Gjermania shënon sërish. Një kros pa pretendime nga skuadra gjermane dhe portieri Buschan nuk e kontrolloi si duhet, duke i falur topin Goretzkas, që e kishte fare të lehtë të realizonte.

Në minutën e 77’, Malinovsky ngushtoi me penallti 1-2, por vetëm kaq, me Gjermaninë që ngjitet tashmë në kuotën e pesë pikëve në grupin 4 të Divizionit A. Ky grup kryesohet nga Spanja me 7 pikë, pas fitores 1-0 ndaj Zvicrës.

Vendasit e gjetën golin në minutën e 15-të pas një gabimi në mbrojtjen e Zvicrës. Oyarzbal përfitoi nga mos-marrëveshjet mes Sommer e Xhakës, duke tundur rrjetën. Zvicra mbetet në fund të grupit.

Klan Plus